Flash News

E-TJERA

Dokumenti/ Si i dha ish-kreu i qarkut Vlorë 12 mijë m2 tokë familjes së tij

Dokumenti/ Si i dha ish-kreu i qarkut Vlorë 12 mijë m2 tokë

Anesti Dhimojani, ish-kreu i Qarkut të Vlorës, rezulton të ketë kaluar në pronësi të familjes së tij 12 mijë m2 tokë në Himarë.

Dokumenti i publikuar nga Euronews Albania dëshmon kalimin sipërfaqes së tokës në pronësi të familjes së Dhimojanit. Po ky dokument ndodhet aktualisht në Prokurorinë e Vlorës ku p hetohet si i falsifikuar.

Dhimojani e ka kryer tjetërsimin e tokës ndërkohë që mbante detyrën e kreut të Qarkut të Vlorës.

Anesti Dhimojani u arrestua më 20 tetor pas përfundimit të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bregdet. Gjykata e Vlorës lëshoi 7 urdhër arreste të tjera për ekzekutim.

Dokumenti/ Si i dha ish-kreu i qarkut Vlorë 12 mijë m2 tokë
Dokumenti

Të fundit