Flash News

E-TJERA

Bllokohet në Durrës peshkarexha me 80 mijë litra naftë kontrabandë, ekuipazhi fiku GPS për të humbur gjurmët

Bllokohet në Durrës peshkarexha me 80 mijë litra naftë

Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia pasi kishin përshtatur, një depozitë në një peshkarexhë, për naftën e kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, si dhe kishin ankoruar peshakrexhën pa njoftuar në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit.

Sipas policisë, administratori, kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës dolën në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, si dhe fikën GSP, me qëllim marrjen e 80.000 litra naftë nga peshkarexha.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit, ishte ankoruar një peshkarexhë, me naftë të dyshuar të kontrabanduar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel”.

Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit:

– A. M., 38 vjeç, banues në Durrës, administrator i peshkarexhës;

– F. A., 65 vjeç, banues në Durrës, kapiteni i peshkarëxhës;

– N. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, mekaniku i peshkarexhës.

Në vijim të veprimeve u bë sekuestrimi i peshkarexhës dhe i sasisë së naftës të dyshuar të kontrabanduar”, njofton policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë ligore të shtetasve të tjerë të përfshirë.

 

Të fundit