Flash News

E-TJERA

Doli kundër Mini-Shengen, Rama dhe disa prej ministrave bojkotojnë fjalimin e Vjosa Osmanit në Tiranë

Doli kundër Mini-Shengen, Rama dhe disa prej ministrave bojkotojnë
Vjosa Osmani ne kuvendin e Shqiperise

Presidentja e Kosovës në detyrë, Vjosa Osmani ka mbajtur një fjalim në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, në sajë të vizitës së saj tre-ditore.

Teksa ndër të tjera në fjalën e saj, Osmani u bëri thirrje deputetëve shqiptarë që të votojnë rezolutën që dënon gjenocidin në Kosovë, ra në sy se kryeministri Edi Rama, gjithashtu edhe një pjesë e ministrave munguan gjatë fjalimit të Osmanit.

Nuk dihet arsyeja e këtij bojkoti, por një ditë më parë Osmani deklaroi se mban të njëjtin qëndrim kundër Mini-Shengenit, të iniciuar fillimisht nga kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Ilir Meta, Osmani tha se i qëndron të njëjtit mendim si një vit më parë, e cila e ka cilësuar Mini-Shengen një fatkeqësi dhe që nuk i shërben as Kosovës, e as Shqipërisë, por favorizon më shumë Serbinë.

Kam ende të njëjtin qëndrim që kam patur një vit më parë, të njëjtin ja kam përcjellë kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë, në nëntor dhe do ta përsëris edhe nesër.

Ka shumë argumente në bazë të cilës e kemi ndërtuar atë qëndrim dhe shpresa ka qenë që do kemi mundësinë ta bindim zotin Rama se ky nuk është një projekt që e favorizon Kosovës e Shqipërinë. Po si duket ai bindi kryeministrin Hoti i cili e nënshkroi marrëveshjen e Washingtonit, ku ndër të tjera i referohet edhe kësaj pike.

Ajo që do kërkoj si presidente është ta kemi dokumentin, sepse akoma vetëm flasim dhe nuk e kemi cfarë është ky mini shengen, cfarë përmban.

Nga fillimi ishte gabim sepse parimi bazë ku iniciativat rajonale kanë sukses është parimi i gjithëpërfshirës, 6 shtete e Ballkanit Perëndimor", tha osmani një ditë më parë. 

Të fundit