Flash News

E-TJERA

Doli kundër qeverisë për teatrin, Bujar Asqeriu: Donin të më fusnin djalin në burg, e kërcënuan

Doli kundër qeverisë për teatrin, Bujar Asqeriu: Donin të

Aktori Bujar Asqeriu është ndër artistët që i doli nëkrah kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Bashkë me të tjerë, Aqeriu kundërshtoi shembjen e TK dhe kërkoi rindërtimin e teatrit ku ishte dhe ashtu siç ishte para shembjes.

Por, në një kamera të fshehtë të organizuar nga emisioni “Piranjat” në Abc News, Aqseriu ka treguar një anë tjetër të medaljes pas kundërshtimit që i bëri qeverisë për TK.

Asqeriu tha se pasi doli në mbrojtje të teatrit askush nuk i ofroi punë për 4 vite. Po ashtu, ai tha se djali i tij me profesion kirurg, është kërcënuar pasi aktoridoli kundër shembjes së teatrit.

“Kam dalë në pension miku im, kam 4 vite i kam shkëputur marrëdhëniet me Teatrin e Turbinës. Pasi dola unë në mbrojtje të Teatrit kjo qeveri e gjithë atë drejtor qelbësirë që është atje nuk më ofruan më punë këta, më quajtën armik. Më lanë në tako ata, unë nuk rri në tako se lajm lojtar që i bie topit e bëj gol nga mesi i fushës, dhe nuk e rruaj fare për atë m*t teatër atje.

Të gjithë shitën b***** pastaj, kush me lekë, kush me një hyrje, kush me pallat… të tërë e shitën unë kam karakter u thash.

Ke vilë 10 mln euro, Bujar Asqeriu jeton në një dhomë e kuzhinë akoma, në kat të gjashtë, pa ashensor… çfarë? Mos ta them unë këtë realitet?  Këta donin të fusnin edhe djalin tim në burg. Kam një djalë kirurg, që punonte te Ushtaraku. Punoi 6-7 vjet atje dhe iku në Gjermani. Me leje me të gjitha. Këta i thoshin kthehu nga Gjermania, ma stresuan djalin, deri sa më tha: "O baba, të lutem mos fol më. Më kërcënuan me fëmijën, prandaj mu neveritën këta mua”, shprehet ai.

 

Të fundit