Flash News

E-TJERA

Doli në bisedat e Sky ECC, arrestohet, por lirohet me kusht politikani shqiptar në Belgjikë

Doli në bisedat e Sky ECC, arrestohet, por lirohet me kusht politikani

Ish-kryetar i komunës Mortsel në Belgjikë, Amarildo Vllazeria, i cili u arrestua të martën për t'u marrë në pyetje në një hetim për një bandë droge, mohon përmes avokatit të tij se ai ishte i përfshirë në ndonjë vepër penale.

Ai është liruar me kushte pas marrjes në pyetje, ndonëse prokuroria publike thotë se ka indikacione të rënda për fajësi.

Arrestimi erdhi si pjesë e një hetimi të nisur pas mesazheve të hakuara nga platforma famëkeqe Sky ECC, shkruajnë mediat vendase.

Banda e shënjestruar mësohet se është përfshirë në import dhe eksport të drogës si dhe transportin e tyre në periudhën 2020-2021.

Një kontroll shtëpie është bërë edhe pranë qytetit Mortsel. Ish-kryetari nuk u rizgjodh këtë mandat legjislativ, por do të bënte betimin si këshilltar bashkiak të martën në mbrëmje për disa muaj, duke zëvendësuar një koleg partiak.

Kjo nuk ndodhi për shkak të arrestimit.

“Fakti që ai ka poseduar për një periudhë të shkurtër kohe, për arsye të kuptueshme profesionale, një llogari që konsiderohet e dyshimtë në kuadër të një hetimi më të gjerë, në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet vepër penale,” u përgjigj avokati i tij Jan Swennen.

Klienti i tij "po bashkëpunon plotësisht me hetimin dhe pret rezultatet e tij me besim". Swennen deklaron se raportimi në media të caktuara ka shkelur prezumimin e pafajësisë së klientit të tij.

“Klienti im në asnjë moment nuk ka abuzuar me asnjë mandat politik, të cilin ai e ka kryer gjithmonë me nder”, shtoi ajo. “Klienti im shpreson që hetimi gjyqësor të përfundojë me urgjencën e nevojshme, në mënyrë që çdo dyshim t'i jepet fund”, tha ai. 

Të fundit