Flash News
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Doli në dosjen italiane të skandalit me diplomat false, reagon ish-zyrtarja shqiptare: S'kam marrë asnjë dhuratë
Ish shefja e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Shqiponja Telhaj ka reaguar pasi emri i saj u përmend në dosjen italiane të skandalit me diplomat false nga Shqipëria në Itali.
Në dosje thuhet se për të marrë akreditimin e universitetit Wisdom në Tiranë, italianët shpërblyen shefen e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me një çantë ‘Louis Vuitton’ .
Telhaj në një reagim në rrjetet sociale ka hedhur poshtë pretendimet në dosjen hetimore dhe i quan ato shpifje, pasi sipas saj nuk ka marrë asnjë dhuratë nga asnjë përfaqësues i universiteteve te huaj apo shqiptare.
“Shqiponja (Aquila) Telhaj nuk ka pire kurrë as edhe nje kafe e nuk ka pranuar kurrë asnjë dhurate nga asnjë përfaqësues i universiteteve te huaj apo shqiptare. Pres qe autoritetet zyrtare dhe mediat qe kane përmendur emrin tim pa asnjë fakt ne lidhje me dosjen e universitetit Ëisdom (përfaqësuesit e te cilit nuk ia kam njohur ndonjëherë) te kërkojnë falje për shpifjet”, shkruan ajo.