Flash News

E-TJERA

Doli në mbështetje të Leskajt në Vlorë, flet Bujar Asqeriu: Besoj tek ai, Shqipëria sot moniste

Doli në mbështetje të Leskajt në Vlorë, flet Bujar
Bujar Asqeriu

Pasi u shfaq në mbështetje të drejtuesit politik të PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj, aktori i njohur Bujar Asqeriu tregoi faktin se përse ka mbështetur në këto zgjedhje Leskajn.

Ai tha për “Kjo javë” se Shqipëria sot është moniste, ndërsa shton se ka mbështetur Leskajn, sepse ka dhënë shembull shtetari e se mund të ndryshojë Vlorën.

“Jetojmë sot në një Shqipëri moniste, të gjitha pushtetet janë kapur nga një parti. Shqipëria sot është moniste dhe të gjithë ata që mendojnë se do vazhdojë kjo status quo, e kanë shumë gabim. Demokracia i fitua me shumë përpjekje, nuk mund të harrohen studentët dhe sakrificat e tyre. Nuk merrem me Ramën, merrem me fenomenin.

Vajta afër Bujar Leskajn, sepse besoj tek ai. Jo vetëm sepse e kam mik, por besoj në aftësinë e tij si shtetar. Kur Leskaj drejtoi KLSH-në, ai dha shembull shtetari, dërgoi dosjet në Prokurori, do vijë dita që do hapen dosjet dhe do ketë sistem gjyqësor, sepse sot nuk ka gjykatë. Duhet sistem gjyqësor i paanshëm. Unë kam besim tek ambasada amerikane dhe tek SPAK”, tha Asqeriu.

Të fundit