Flash News

E-TJERA

Doli nga arresti i shtëpisë dhe shpërnda doza kokaine, policia i vë prangat të riut në Durrës

Doli nga arresti i shtëpisë dhe shpërnda doza kokaine, policia i

Policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe shpërndante lëndë narkotike në doza.

Arrestohet dhe një shtetas tjetër që siguronte lëndën narkotike dhe bashkëpunonte me 26-vjeçarin, për të shitur dozat e kanabisit, në zonën e quajtur “Vollga”, Durrës.

Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Durrësit, në zonën e juridiksionit të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Parkingu”.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, gjatë operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës kapën dhe vunë në pranga shtetasit E. K., 27 vjeç dhe R. Sh., 26 vjeç, banues në Durrës.

 

Të fundit