Flash News

E-TJERA

Dollia shqiptare shpallet Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

Dollia shqiptare shpallet Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë

Dollia shqiptare është shpallur Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale  ka vendosur që nga sot, rituali i Dollisë të njihet si Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë sonë.

Dollia është një dukuri zakonore në formën e një rituali familjar që ka të bëjë në radhë të parë me bashkimin e njerëzve në raste familjare ose shoqërore dhe përfaqëson një shkallë të lartë të mikpritjes shqiptare.

Si karakteristikë e mirëfunksionimit dhe rregullave në sofër, ka qenë prania e dollibashit si i pari i tavolinës dhe përballë tij e pritësit të dollisë të cilët janë të ndryshueshëm në rolin e tyre. Marrëdhënia mes tyre ka të bëjë me urimet e ndërsjellta dhe respektin reciprok të palëve, sjellje kjo e cila demonstrohet përballë të gjithë miqve të ftuar në sofër.

 

Të fundit