Flash News

E-TJERA

Dom Gjergj Meta për ngjarjen në Himarë: Sot marshim homazh në Shëngjin, duhet rritur koshienca civile

Dom Gjergj Meta për ngjarjen në Himarë: Sot marshim homazh

Dom Gjergj Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë, që ndodhi dje në Himarë, ndërsa bëri me dije se Shëngjin do të mbahet sot në mbrëmje një marshim homazh në kujtim të 7-vjeçares që humbi jetën.

Ai theksoi se duhet rritur koshienca civile. Dom Gjergj Meta u shpreh për “News24” se ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten më. Sipas tij, duhet ngritur zëri gjithmonë dhe jo vetëm kur ndodhin ngjarje të tillë, që zhurma e reagimit zgjat vetëm disa ditë.

“Këto skafet kanë qenë gjithmonë një problem, i ankuar nga shumë njerëz, megjithatë nisma dhe iniciativa jonë sonte në Shëngjin, është më shumë një homazh marshim nga një pikë drejt bregut të detit për të kujtuar atë vajzë të vogël për të sensibilizuar. Në raste kur shohim situata abuzive, të denoncojmë dhe ta themi dhe të këmbëngulim me forcat e rendit, që të shkojnë në vendngjarje.

Duhet rritur koshienca civile, ajo familje që erdhi në Shqipëri për pushime, ikën me një brengë dhe nuk do të dojë më kurrë të kthehet në vend.Nuk duhet të ndodhin më ngjarje të tilla.

Ne reagojmë në momentin që ngjarjet që na shokojnë dhe pas tre ditësh harrohet, ky është një problem i shoqërisë sonë. Jemi disi të vonuar ndaj aspekteve për të cilat ne duhet të ngremë zërin, për përjetësinë, korrupsionin, vrasjet…”, u shpreh ai.

 

Të fundit