Flash News

E-TJERA

Donin të lidhnin krushqi me familjen Meta? Babai i djalit hedh poshtë pretendimin: Nuk dinim asgjë

Donin të lidhnin krushqi me familjen Meta? Babai i djalit hedh poshtë

Motivi i vrasjes së Pëllumb Metës në Durrës nga tre fëmijët e tij nuk është zbardhur ende. Bashkëshortja e tij është nën hetim, ndërsa tre fëmijët janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vrasjen dhe më pas kanë varrosur turpin dhe kanë fshehur provat.

Ata kanë deklaruar se shkak për vrasjen është bërë këmbëngulja e të atit për të fejuar pa dëshirë motrën e tyre 19-vjeçare Hygerta Metën.

Mirëpo, familja e cila pretendohet se do të lidhte krushqi me ta e ka mohuar. Sikurse ka deklaruar në polici, edhe jashtë kamerave Vali Qyfyçi ka mohuar që Pëllumbi do të fejonte Hygertën pa dëshirë me djalin e tij.

Ai ka thënë se nuk kanë ditur gjë deri në momentin që iu ka shkuar policia. Po ashtu, ai rrëzon edhe alibinë për dhunë në familje duke treguar se së fundmi kishin folur që Hygertës t’i blinte një makinë.

“Ai po të kishte vendosur ta fejonte pa dëshirë e kishte bërë dhe i thoshte do të fejohesh dhe mos shko në shkollë, por jo. Ne as nuk e dinim këtë gjë deri në momentin kur erdhi policia e pyeti. I kishte shkuar ndërmend nuses për djalin tjetër që kam në Itali. Ndaj ky si shkak për ta vrarë nuk ekziston, po dhe ai për dhunë nuk më bind. Ai i nxirrte shpesh për dreka jashtë, në lokale, fëmijët dhe gruan. I merrte me makinë. Para ca kohësh ishte i gëzuar se e bija i kishte dhënë makinës së tij nga Kruja deri në shtëpi dhe po mendonte t’i blinte një makinë që të shkonte e vinte nga shkolla. Madje dhe e kishte porositur te pronari i makinave ku punonte. Kështu më pat thënë”, tha babai i djalit.

Të fundit