Flash News

E-TJERA

Donnaruma pas eliminimit të Italisë: Sot na mungoi gjithçka

Donnaruma pas eliminimit të Italisë: Sot na mungoi gjithçka

Italia është zyrtarisht jashtë Euro 2024. Skuadra e Spallettit kapitullon pa kushte ndaj Zvicrës.

Ka nisur kështu me befazi raundi 1/16-ave, teksa kampionia në fuqi e evropës, zbret nga froni, pasi u mposht 0-2 nga skuadra helvete.

Në përfundim të sfidës ishte kapiteni dhe portieri i “azzurrëve” Donnaruma që kërkoi menjëherë ndjesë të gjithë tifozëve për performancën e skuadrës ndaj Zvicrës.

Të dhemb të dalësh në këtë mënyrë. Vuajtëm gjatë gjithë ndeshjes. Në pjesën e parë humbëm shumë pasime. Na mungoi gjithçka në këtë ndeshje, na duhet të pranojmë verdiktin final”, theksoi portieri italian.

Të fundit