Flash News

E-TJERA

Dorëheqja e Bllakos, Bushati: Pakt heshtjeje për t’u shpërblyer më vonë

Dorëheqja e Bllakos, Bushati: Pakt heshtjeje për t’u

Alqi Bllako dha dorëheqjen vetëm disa orë para se Këshilli për Mandatet të mblidhej për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, për arrestimin e deputetit socialist.

Analisti Andi Bushati tha për Euronews, se dorëheqja e Bllakos është një pakt heshtjeje që do t’i shërbejë më vonë me një shpërblim. Bushati thotë se ndryshe nga rasti i Tahirit, Bllako dorëzoi mandatin, për të shmangur atë që ai e quan “spektakël”.

“Bllako hoqi dorë nga e një drejtë që mund ta ndihmonte. Pse? Ka një pakt heshtjeje: na shmang spektaklin që të të lehtësojmë më pas. Ishte caktuar mbledhja e komisionit, ai thotë do dorëzohem vetë. Nga rasti Tahiri kjo mazhorancë ka votuar një ligj që deputetët nuk mund të votojnë pro heqjes së mandatit pa prova të forta nga Prokuroria”, tha Bushati.

Të fundit