Flash News

E-TJERA

Dorëheqja e Cakajt, Meta: Duhet zhdekretuar Rama që të emërohet ministrja e re

 Dorëheqja e Cakajt, Meta: Duhet zhdekretuar Rama që të

Presidenti Ilir Meta ka komentuar largimin nga detyra të ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe emërimi nga kryeministri Edi Rama i Olta Xhaçkës në vend të tij dhe Niko Peleshit në vend të Xhaçkës te ministria e Mbrojtjes.

I ftuar në ‘Tempora’ në RTV Ora, Meta tha se në rastin konkret kemi të bëjmë me një zv.ministër, i cili ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka lidhje me ministren e jashtme , ndaj sipas tij duhet zhdekretimi i ministrit të jashtëm që është kryeministri Edi Rama.

Për rastin konkret, kemi të bëjmë me një zv.ministër, i cili ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka lidhje me ministren e jashtme në rastin konkret. Duhet të vijë kërkesa për zhdekretimin e ministrit të jashtëm Edi Rama, i cili është ministër i jashtëm dhe emërimi i ministres së re është i lidhur me zhdekretimin e tij si ministër i jashtëm. Nuk ka lidhje me detyrën e zv.ministrit. Ai është një akt vullnetar“, u shpreh presidenti Meta.

Sipas gazetarit Edi Oga, për ministrin e ri të mbrojtjes Niko Peleshi, vijon hetimi për çështjen e pesticideve.

Por Meta u shpreh se: “Nuk e kam një informacion të tillë por unë praktikisht nuk jam njohur me propozimet zyrtare”.

 

 

Të fundit