Flash News

E-TJERA

Dorëheqja e Sekretarit Organizativ në PD, Fuga: Nëse i ka mbetur sadopak edukatë politike, kryesia të ndjekë shembullin e Sahit Dollapit

Dorëheqja e Sekretarit Organizativ në PD, Fuga: Nëse i ka mbetur
foto ilustruese

Akademiku Artan Fuga është shprehur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook se kryesia e Partisë Demokratike duhet të ndjekë shembullin e Sahit Dollapit, i cili dha dorëheqjen nga posti i Sekretarit Organizativ në PD, pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.

"Me keqardhje për opozitën e them, sepse opozita është institucion pa të cilin nuk ka kurrë as shtet ligjor, as demokraci. Flas për opzotë politike, jo opozitën retorike,"- shkruan ndër të tjera Fuga.

Postimi i plotë:

Përshëndes dorëheqjen e z. Sahit Dollapi nga posti i sekretarit organizativ i Partisë Demokratike!

Akt ndershmërie politike!

E gjithë kryesia e asaj partie nëse i ka mbetur sadopak edukatë politike duhet të bëjë njësoj, të japi dorëheqje kolektive para këshillit kombëtar!

Tani, jo në korrik, as në shtator, as në të korra dhe as në të vjela!

Nëse nuk e dinë si bëhet dhe si i bëhet pastaj le ta thonë se ka që e dinë!

Justifikimet jo po se kjo, jo se po ajo, jo se ai vodhi, ajo bleu, ai iku në drejtim të paditur, ata paguan, etj., i dimë, edhe ata i dinin! Janë pa lidhje me atë çka bëhet fjalë, sado të vërteta qofshin.

Mos i hyjmë analizave të hollësishme!

Ndryshe nuk ka gjë në vijë! Po fare!

Me keqardhje për opozitën e them, sepse opozita është institucion pa të cilin nuk ka kurrë as shtet ligjor, as demokraci. Flas për opozitë politike, jo opozitën retorike!

Dorëheqja e Sekretarit Organizativ në PD, Fuga: Nëse i ka mbetur

 

Të fundit