Flash News

E-TJERA

Dorëheqja e Topit nga FRD, Bardhi zbardh detaje: S'ka lidhje me koalicionin; Minxhozi: Kishte përçarje për një vend në listë

Dorëheqja e Topit nga FRD, Bardhi zbardh detaje: S'ka lidhje me

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zbardhur detaje nga dorëheqja e Bamir Topit nga partia që themeloi, Fryma e Re Demokratike.

Ky vendim erdhi një ditë pasi FRD firmosi përmes Sali Shehit koalicionin me PD dhe 13 parti të tjera opozitare për të hyrë bashkë në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në ‘Real story’, Bardhi thotë se nuk ka informacion për këtë dorëheqje, por thekson i sigurt se nuk ka lidhje me koalicionin me PD.

“Nuk kam informacion për arsyet e dorëheqjes së Topit nga drejtimi i partisë së tij. Ai e ka dorëzuar dorëheqjen pranë kryesisë së partisë së tij. Nuk besoj se dorëheqja e tij ka lidhje me koalicionin e PD, sepse vendimi ka qenë i institucioneve legjitime, ku bënte pjesë dhe kryetari i kësaj partie.

Topi ka qenë pjesë e negociatave me PD dhe takimeve me Bashën”, tha Bardhi.

Ndërkohë, analisti Skënder Minzhozi ka shkuar më tej, duke zbuluar se shkak i këtij vendimi është bërë një përçarje mes FRD.

Kam informacione se dorëheqja e Topit ka ardhur pas një çarje benda FRD, nuk është rënë dakord për një vend në listë, çarje me Sali Shehun”, tha Minzhozi.  

Të fundit