Flash News

E-TJERA

"Dorëheqja është për të fortët, të dobëtit nuk lëshojnë karriget"/ Protestë për drejtësi për Martin Canin

"Dorëheqja është për të fortët, të

Qytetarë dhe aktivistë, janë mbledhur sërish sot para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e Martin Canit përgjegjësi nga institucionet.

Me pankarta në duar dhe thirrje të fuqishme, protestuesit shprehën zemërimin e tyre ndaj heshtjes dhe mungesës së masave konkrete pas tragjedisë. Në krye të protestës, familjarët e Canit kërkuan dorëheqje nga zyrtarët përgjegjës, duke theksuar se "dorëheqja është për të fortët, ndërsa të dobëtit mbahen pas karrigeve".

Ngjarja tragjike e vrasjes së Martin Canit ka shkaktuar zemërim të thellë në publik, ndërsa prindërit e tij vazhdojnë të kërkojnë përgjigje dhe veprime konkrete për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Protestuesit theksuan se siguria në shkolla dhe përgjegjësia e institucioneve mbeten shqetësime kryesore që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Ministria e Arsimit ende nuk ka dhënë një reagim të ri mbi këto thirrje.

Të fundit