Flash News

E-TJERA

“Dorëhiqu tani”, protestë kundër Veliajt të premten para bashkisë

“Dorëhiqu tani”, protestë kundër Veliajt të

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kërkuar dorëheqjen kryebashiakut të Tiranës Erion Veliajt.

 Kjo kërkesë e Aleancës është bërë, pas skandalit korruptiv në Bashkinë e Tiranës të denoncuar nga Belind Këlliçi.

 Në një postim në Facebook, Aleanca shkruan se abuzimet e ditëve të fundit kanë treguar se ata kishin të drejtë në çdo kallëzim që kanë bërë kundër Veliajt.

"Të Nderuar Qendrestarë, Miq dhe Mbështetës tê Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ngjarjet e ditëve të fundit lidhur me abuzimet në Bashkinë e Tiranë treguan:

1. Se sa e drejtë ka qënë qendresa jonë që ka hyrë në vitin e shtatë të saj.

2. Se sa e drejtë dhe legjitime është beteja ligjore e AMT-së.

3. Se në të gjithë kallëzimet tona, ashtu si e kemi argumentuar, jemi para një Grupi të Strukturuar Kriminal, ideuar dhe udhëhequr nga Erion Veliaj.

Në këto kushte, për t’i hapur rrugë hetimit dhe për të parandaluar prishjen, tjetërsimin apo fshehjen e provave,

Qendrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e premte më datë 5 prill 2024, ora 11.00, para Bashkisë Tiranë, do kërkojmë:

-DORËHEQJEN URGJENTE të Kryetarit të saj Erion Veliaj.

DORËHIQU TANI.

Po kështu, këtë kërkesë do i’a bëjmë me dije edhe Strukturës së SPAK.

Për këtë arsye, Ju bëjmë thirrje të na bashkoheni në këtë aksion, sepse Tirana na përket të gjithëve.

Bashkë i’a dalim.

TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.

Të fundit