Flash News

E-TJERA

Dorëzohet FSHF, njeh Eduard Prodani si kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë

Dorëzohet FSHF, njeh Eduard Prodani si kreun e Shoqatës Rajonale

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i japë fund debateve lidhur me zgjedhjet në shoqatat rajonale dhe atyre për kreun e FSHF.

Federata vendosi të njohë Eduard Prodanin si si kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit, vendim ky që u caktua nga Gjykata e Tiranës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Prodani përmes një postimi në Facebook, ku publikon një e-mail nisur nga FSHF e cila e etiketon si kreun e Shoqatës Rajonale të Tiranës.

“ANETAREVE TE SHOQATES RAJONALE TE FUTBOLLIT TIRANE

Me ne fund FSHF njeh rezultatin e ligjshëm te zgjedhjeve ne Shoqatën Rajonale te Futbollit te Tiranës. Beteja për transparence dhe lufta për drejtësi ja vlejti.

Tashme Tirana do te ketë një përfaqësi te vërtetë për futbollin e ne shërbim te futbollit. Ashtu si ju kam premtuar do te jem zëri juaj dhe avokati i tere komunitetit te futbollit ne Kryeqytet.

Falenderoj te tere ata qe me besuam, me inkurajuan dhe me mbështeten ne ketë përpjekje.

Mezi pres t’ia nisim punës se bashku!”, shkruan Prodani.

Të fundit