Flash News

E-TJERA

Dosja 184, dy ish-zyrtarët e PS dënohen me kusht për tjetërsim vote

Dosja 184, dy ish-zyrtarët e PS dënohen me kusht për

Gjykata e Dibrës ka dënuar të martën me 2 vite burg me kusht dy ish-zyrtarë të Partisë Socialiste në Dibër, të përfshirë në atë që u bë e njohur si “Dosja 184”.

Sikurse raporton BIRN, ish-drejtori i  i Zyrës Arsimore Drini Gjeci dhe Nuri Meda ish-Administratori i njësisë Tomin u dënuan po ashtu edhe me dy vjet heqje të drejtës për të ushtruar funksione publike.

Avokati Gentjan Rumano pretendoi gjatë seancës se porkuroria nuk e kishte vërtetuar akuzën ndaj dy të pandehurve dhe nuk kishte marrë dëshminë e personave që ata pretendojnë se ishin kanosur.

Avokati kërkoi nga Gjykata e Dibrës që dy të pandehurit të shpallen të pafajshëm ose t’iu caktohej një masë më e lehtë dënimi.

I pyetur në telefon nga BIRN, Rumano tha se “është shpejt për të folur për apelim”.

Dosja 184, me përgjime që implikojnë disa persona, përfshi të pandehurit e mësipërm, në manipulimin dhe blerjen e votës në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016 në favor të kandidatit të mbështetur nga Partia Socialiste, u zvarrit mes prokurorive të Dibrës, asaj të Krimeve të Rënda dhe SPAK për gati 5 vjet.

Ajo  u dërgua në gjykatë në fund të vitit 2020 vetëm për 4 të pandehur dhe në 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim.

Të fundit