Flash News

E-TJERA

Dosja 184/ Shtyhet seanca ndaj të akuzuarëve për shitblerje votash, PD kërkon të njihet me dosjet

Dosja 184/ Shtyhet seanca ndaj të akuzuarëve për shitblerje
Foto Ilustruese

Sot u zhvillua seanca e parë gjyqësore për “Dosjen 184” në Dibër. Prokuroria mbylli hetimin  1 muaj më parë për këtë çështje, për të cilën tashmë do të vendosë gjykata.

Seanca për dosjen e bujshme është shtyrë për në datën 29 janar. Sot nuk kanë qenë të pranishëm të gjitha palët. Partia Demokratike ka bërë kërkesë pranë Gjykatës së Dibrës, që të njihet me dosjet.

“Dosja 184” shkaktoi debat të gjerë pas publikimit të përgjimeve në prestigjiozja gjermane “BILD”, ku ishin të përfshirë për shitblerje votash funksionarë të lartë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2016.

Kjo dosje u zvarrit disa herë mes Tiranës dhe Dibrës, ku në fund SPAK-u vendosi t’ja kalojë institucioneve të drejtësisë në Dibër për moskompetencë.

Personat e marrë si të pandehur janë:

Robert Aga, ish shef-komisiariati i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka vënë uniformat blu në funksion të një subjekti politik.

Drini Gjeci, ish-drejtor i Arsimit për shpërdorim detyre, pasi kanoste mësuesit se nëse nuk votonin në favor të kandidatit të mbështetur nga maxhorancxa, do t’i largonte nga detyra.

Nuri Meda, zyrtar në Njësisë Administrative Tomin, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.

Hasan Hoti, Njësia Administrative Lurë akuzohet se ka kanosur zgjedhësit.

Ndërkaq, për pjesën tjetër të personave nën hetim për shit-blerje vote, Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, është kërkuar pushimi i çështjes për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar.

Për shitblerje vote u kallëzua edhe Damian Gjiknuri, Dionis Imeraj, kryebashkiaku aktual i Dibrës dhe Agron Malaj kryetari i Bashkisë së Burrelit, pororgani i akuzës u shpreh se për perosnat në fjalë nuk rezultoi e provuar që të kenë konsumuar vepër penale.

Të fundit