Flash News

E-TJERA

Dosja 339/ Krimet zgjedhore të 2017-ës në Shijak, gjykata dënon me burg 21 komisionerët

Dosja 339/ Krimet zgjedhore të 2017-ës në Shijak, gjykata

Gjykata e Durrësit ka dënuar me burg komisionerët e Shijakut për akuzat e krimeve zgjedhore të ngritura nga prokuroria për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

21 komisionerët janë dënuar me burg si dhe me heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite

Ndërkohë, disa prej të pandehurve kanë pranuar fajin dhe kanë përfituar ulje me 1/3 e dënimit.

Dënimet:  

Shpetim Marku dënohet 2,6 vjet ulet në 1.8 vjet

Redi Hysa 2.6, i mbeten 1.8 vjet

Indrit Bici 2.6 vjet i mbeten 1.8

Orkida Lala 1.6 mbeten 1 vit nga gjykimi i shkurtuar.

Jakup Bregu 2.6 vjet i mbeten 1.8

Qemal Domi denohet me 3 vjet i mbeten 2 vjet dënim plus 4 vjet me kusht

Qemal Domi dënohet me 1.6 muaj i mbetet 1 vit

Amarild Zeza dënohet me 4 . 6 muaj i mbeten 3 vjet

Të gjithë të tjerët janë dënuar me tre vjet heqje lirie ju mbetën 2 vjet dënim nga gjykimi i shkurtuar.

21 komisionerët e përfshirë i përkasin partive kryesore dhe të vogla, si PS, PD, LSI dhe PR. 14 prej tyre janë nga opozita (PD, LSI, PR) dhe 7 nga PS.  

Të fundit