Flash News

E-TJERA

Dosja 339/ Kaluan afatet e paraburgimit, lirohen nga qelia ‘Niçja’ i Shijakut dhe tre anëtarë të tjerë të grupit

Dosja 339/ Kaluan afatet e paraburgimit, lirohen nga qelia

Lirohen nga qelia Astrit Avdyli, i njohur ndryshe si ‘Niçja’ i Shijakut dhe 3 anëtarë të tjerë të grupit, të arrestuar në kuadër të operacionit “Volvo 4”.

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndaj Astrit Avdyli, Yasin Kala dhe Denis Llaftiu dhe nje tjeter. Shkak është bërë kalimit i afatit të paraburgimit.

Avdylaj u dënua me 6 vite e katër muaj burg me akuzën e prodhimit dhe trafikut të heroinës. Për shkak të arrestimit më vonë se pjesa tjetër e grupit, ai është duke u gjykuar ende, ndërsa dosja ka mbetur pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit.

Ligji parashikon 12 muaj paraburgim, ndërsa të hetuarit kanë 14 muaj pa një vendim.

Tre të arrestuarit i përkasin operacionit ”Vol-Vo 4” të laboratorit të heroinës në Brengosë të Hasit në 2018. 4 grupe kriminale u goditën asokohe teksa pjesëmarrës ishin dhe të ashtuquajturit ”Avdylajt” e Shijakut.

               

 

Të fundit