Flash News

E-TJERA

Dosja “5D”, GJKKO jep vendimin për 4 të pandehurit, dënohet me burg Deborah Keçi

Dosja “5D”, GJKKO jep vendimin për 4 të pandehurit,

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dosjen 5D, që i përket fraksionit të dytë, duke dënuar me burg drejtoreshën e Klubit Sportiv Tiranë, Deborah Keçi dhe 3 të pandehurit e tjerë, Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi e Jetjon Meraj.

Konkretisht, Deborah Keçi dënohet me 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar 8 muaj burg pezullim dhe shërbim prove 16 muaj, heqje e masës së sigurimit detyrim paraqitje. 5 vite jashtë funksioneve publike.

Teuta Guri dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht 6 muaj dhe pezullohet pune në interes publik pa shpërblim 60 orë dhe puna të mbyllet brenda 6 muajsh.

Renaldo Gjerasi dënohet me 9 muaj burgim, përfunimisht 6 muaj burg, pezullim i dënimit me burg. 60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.

Etion Mera dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht me 6 muaj burgim, pezullim të dënimit me burg, 60 orë punë në interes publik të përmbushet brenda 6 muajsh.

Të fundit