Flash News

E-TJERA

Dosja "5D", lirohet nga qelia ish-drejtori i Veliajt

Dosja "5D", lirohet nga qelia ish-drejtori i Veliajt

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur këtë të premte të zbusë masën e sigurisë për Redi Mollën, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës i arrestuar në kuadër të dosjes "5D".

Gjykata ka vendosur "arrest shtëpie" për Mollën, ndaj të cilit më herët ishte caktuar masa "arrest me burg". Bëhet me dije se masa është zbutur për shkak të gjendjes shëndetësore të ish-drejtorit. 

Redi Molla, ish drejtor i UKT-së, së bashku me drejtorë të tjerë të Bashkisë së Tiranës, u arrestuan nga SPAK, pasi akuzohen se nëpërmjet kompanisë “5D Konstruksion” sh.p.k., të drejtuar indirekt prej tyre, kanë përfituar dhjetra miliona euro para publike, përmes prokurimeve të Bashkisë së Tiranës dhe institucionet vartëse të saj.

Njoftimi i Gjykatës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtareIliriana Olldashi, sot më 10.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 188 akti, datë 01.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim R.M.,me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 531, datë 31.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësim mase sigurimi”dhe vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 531, datë 31.07.2025të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar, si më poshtë:

Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit R.M., me vendimin nr. 28, datë 28.03.2024të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, duke urdhëruar të pandehurin R.M., të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: ***.

Urdhërohet lirimi nga ambientet e paraburgimit i të pandehurit R.M., në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimittë Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi dhe kontrollimin në bashkëpunim me policinë gjyqësore, të zbatimit të urdhërimit të dhënë të pandehurit, nga kjo gjykatë.

U shpall sot në Tiranë, më datë 10.10.2025.

Të fundit