Flash News

E-TJERA

Dosja '5D', abuzuan me tenderat e Bashkisë Tiranë - SPAK kërkon 39 vite burg për 7 zyrtarët

Dosja '5D', abuzuan me tenderat e Bashkisë Tiranë - SPAK

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 39 vite burg për ish-drejtorët dhe zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, të përfshirë në dosjen “5D”.

SPAK kërkon 11 vite burg për Redi Mollën, 9 vite për Mariglen Qaton e 4 vite për Taulant Tushën. Po ashtu, Prokuroria e Posaçme kërkon 3 vite burg për Julian Zanajn dhe 7 vite burg për Nestor Muhametllarin.

Hetimi i SPAK zbuloi se kompania “5D Konstruksion” ishte shpallur fituese e tenderave të organizuar nga vetë Bashkia Tiranë, edhe pse sipas SPAK rezultonte se pronarët e vërtetë ishin ish‑drejtorët e Bashkisë dhe miq të tyre, përmes ortakëve fiktivë.

SPAK ka ngritur ndaj tyre një sërë akuzash, përfshirë: Korrupsion aktiv dhe pasiv; Shpërdorim detyre në funksion publik; Mosdeklarim ose fshehje të pasurisë; Shkelje të pabarazisë në tendera dhe ankande publike dhe Pastrim parash (e shtuar më vonë ndaj disa prej të pandehurve).

 

Të fundit