Flash News

E-TJERA

Dosja “AKSHI”, SPAK sekuestron mbi 40 mln euro pasuri të Agasit, Karçanajt dhe Beqirajt

Dosja “AKSHI”, SPAK sekuestron mbi 40 mln euro pasuri të

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë mbi 40 milionë euro, në kuadër të hetimeve për dosjen “AKSHI”.

Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë e Ergys Agasit, ish-drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanajt, dhe Ermal Beqirajt.

Prokuroria e Posaçme bën me dije se pjesë e sekuestros janë apartamente, kryesisht në Tiranë dhe bregdet, si dhe automjete, sipërfaqe pyjore, troje dhe garazhe. 

Në ngarkim të Mirlinda Karçanajt:

– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;

– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;

– Autoveturë Volksëagen, modeli Tiguan;

– Llogari bankare në BKT

– Disa Llogari bankare në OTP Bank

Në ngarkim të Ergys Agasit:

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;

– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;

– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;

– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;

– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;

– Pasuria e llojit apartament, Durrës;

– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit truall;

– Pasuria me nr.6/756, truall;

– Pasuria e llojit, apartament;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit apartament;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;

– Automjet Land Rover Defender 2023;

– Subjekti “E.A.S;

– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;

Në ngarkim të Ermal Beqirajt:

– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;

– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;

– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;

– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë

– Apartament në Golem, Kavajë;

– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;

– Subjekti “S.S” sh.p.k.;

– Subjekti “H” sh.p.k.;

– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;

– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;

– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;

Në ngarkim të personit nën hetim G.H:

– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

Në ngarkim të personit nën hetim A.P:

– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”;

Në ngarkim të personit nën hetim E.J:

– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “A”;

Të fundit