E-TJERA

Dosja “Babale”, shtyhet sërish seanca për Ervin Salianjin

Dosja “Babale”, shtyhet sërish seanca për Ervin Salianjin

Është shtyrë sërish seanca për deputetin Ervin Salianji në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Shkak është bërë mungesa e avokatit, Ledio Braho, i cili ka qenë i sëmurë. Në sallë nuk ishte i pranishëm as deputeti Ervin Salianji.

Avokati i Geron Xhafës, Ardian Visha, si palë e dëmtuar në proces, e vlerësoi si të qëllimshme mungesën e avokatit.

"Kjo duket edhe me mungesën e shpurës, që i pandehuri ka me vete", tha avokati Visha, referuar faktit që në seancat e tjera bashkë me Salianjin kanë qenë të pranishëm edhe deputetë të tjerë.

Të fundit