Flash News

E-TJERA

Dosja “Balluku” fut në lojë edhe Sokol Ballën, ish-bashkëshorti i Belindës paraqitet në SPAK

Dosja “Balluku” fut në lojë edhe Sokol Ballën,

Gazetari Sokol Balla është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje lidhur me dosjen “Balluku”.

Mësohet se Sokol Balla është thirrur nga prokurori Dritan Prençi në cilësinë e ish-bashkëshortit të Ballukut.

Ndërkohë ditën e sotme pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve me drejtues kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi për të shqyrtuar kërkesën e SPAK.

Nëse miratohet heqja e imunitetit, autoriteteve do t’u hapet rruga për të vijuar me procedurat ligjore ndaj Ballukut, përfshirë masat e mundshme të sigurisë, si arrest me burg, arrest shtëpie apo kontroll banese.

Mbledhja zhvillohet pas vendimit të Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të Gjykata e Lartë që kishte shkarkuar zv/kryeministren nga funksionet publike..

Të fundit