Flash News

E-TJERA

Dosja 'Balluku', reagon Dumani: Nuk ka persona të paprekshëm

 Dosja 'Balluku', reagon Dumani: Nuk ka persona të paprekshëm

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka folur sot për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për “shkelje të barazisë në tendera” në lidhje me procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

I ftuar në emisionin “Trialog”, Dumani sqaroi arsyen pse njoftimi zyrtar i SPAK për marrjen e Ballukut si e pandehur u publikua me vonesë. Ai tha se publikimi është bërë vetëm pasi vetë e pandehura është paraqitur në SPAK dhe i është komunikuar akuza.

“Njoftimet e mëparshme nuk mund të bëheshin nga pikëpamja proceduriale. Duhet që më parë e pandehura të njihet me faktet penale që i atribuohen, dhe më pas SPAK reagon me njoftim zyrtar,”  u shpreh Dumani.
Ai theksoi se institucioni që drejton është shumë i kujdesshëm në informimin e publikut, me qëllim ruajtjen e integritetit të hetimeve dhe respektimin e të drejtave të personave nën akuzë.

“Qëllimi kryesor është të mos dëmtojmë hetimin dhe të garantojmë të drejtat e subjektit të akuzuar në proces,”  shtoi ai.
Dumani nënvizoi gjithashtu se SPAK vepron pa asnjë lloj ndikimi apo përjashtimi, duke hetuar çdo person pavarësisht funksionit politik apo publik që mbart.

“SPAK ka treguar ndër vite se nuk ka persona të paprekshëm. Nuk ka drejtësi selektive të gjithë janë të barabartë para ligjit,” deklaroi kreu i SPAK.

Të fundit