Flash News

E-TJERA

Dosja “Balluku”/ SPAK e BKH kontrolle për zyrtarët e biznesmenët (emrat)

Dosja “Balluku”/ SPAK e BKH kontrolle për zyrtarët e

Si pjesë e hetimeve mbi çështjet që lidhen me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe disa bashkëpunëtorë të saj, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka kryer 19 kontrolle në dy kompani ndërtimi dhe në ambientet e punës së disa punonjësve të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatës Elektroenergjitike.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se kompanitë e ndërtimit janë të njohura për kontratat dhe tenderat që fitojnë pranë këtyre institucioneve shtetërore.

Aksioni i kontrollit u zhvillua ekskluzivisht nga agjentët e BKH-së, pa përfshirjen e punonjësve të policisë së shtetit, të paktën në tre raste që ndodhën në zonën e juridiksionit të Komisariatit Nr. 3. Në një rast, një punonjës i policisë është lënë vetëm tek dera e objektit, pa lejuar pjesëmarrjen në kontroll.

Kontrollet kanë përfshirë banesa dhe ambiente pune të drejtuesve të kompanive, si dhe disa familjarë të tyre. Mes të kontrolluarve janë emra të njohur nga administrata publike: Viola Haxhiademi, ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtoreshë e KESH-it; Gentian Gjyli, ish-drejtori i ARRSH-së, aktualisht në arrest shtëpie; Erald Elezi, ish-drejtori i KESH-it, gjithashtu në arrest shtëpie; si dhe Sajmir Kuçi, Marsel Hoxha dhe Jonida Çeço.

Të fundit