Flash News

E-TJERA

Dosja “Buka”/ GJKKO kalon në gjykim në themel çështjen e Arben Ahmetajt

Dosja “Buka”/ GJKKO kalon në gjykim në themel

GJKKO këtë të premte ka kaluar në gjyq çështjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt.

U raportua se Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për një firmë të lëshuar gjatë 2014 e cila i hapi rrugën privatizimit të shoqërisë përmes ankandit të aksioneve shtetërore.

Vendimi për kalimin në gjykim vjen pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundoi hetimet për këtë çështje. Tashmë, dosja do të shqyrtohet në themel nga trupa gjykuese, ndërsa mbetet të shihet si do të vijojë procesi ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Të fundit