All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Dosja “Buka”, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin paraprak ndaj Arben Ahmetajt

All - Paragraf - 1

Dosja “Buka”, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin paraprak ndaj Arben

Gjykata e Posaçme pezullon me një vit gjyqin paraprak ndaj ish-zv.kryeminstrit Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”.

All - Paragraf - 3

Shkak është bërë arratisja e Ahmetajt. GJKKO argumenton se gjykimi do të rifillojë kur të gjendet ish-zv.kryeministri.

Gjykata e Posaçme pezullon për 1 vite procesin gjyqësor pasi gjykimi nuk mund të bëhet në mungesë dhe avokatët nuk kanë tagër përfaqësimi për këtë proces, por kanë prokurë të përgjithshme.

Në korrik të vitit 2023, Arben Ahmetaj u shpall në kërkim ndërkombëtar. Ndaj tij rëndojnë akuza për tre vepra penale, në kuadër të hetimit për aferën e inceneratorëve: refuzim për deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, korrupsionit pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Gjykata i caktoi Ahmetajt masën e sigurisë “arrest me burg”. Kuvendi votoi arrestimin e tij, por policia nuk mundi të arrijë në gjurmët e Ahmetajt.

Së fundmi, në një dokument të bërë publik edhe pse në arrati, Ahmetaj ka paguar plot 150 mijë dollarë një kompani të huaj për të lobuar në SHBA për ish-zv.kryeministri.

Të fundit