Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dosja e SPAK: Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI, miliona euro të arkëtuara nga kompani “fantazmë”

Në 15 shtator 2023, Ergys Agasi, 36 vjeç, themeloi një kompani me kapital 1 mijë lek (10 euro) me aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit. Nën emrin EA Solutions, kompania pati një aktivitet të vrullshëm.
Në bilancin e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania në fjalë deklaroi të ardhura në masën 242.4 milionë lekë dhe fitime para tatimit mbi fitimin në masën 232.1 milionë euro, për aktivitetin e kryer nga data e themelimit, 15 shtator 2023, deri në mbylljen e vitit fiskal, 31 dhjetor 2023.
Me një normë fitimi përkundrejt të ardhurave në masën 95.7%, një normë kthimi mbi kapitalin themeltar në masën 220 mijë herë, ose Kthim nga Investimi në masën 22 milionë përqind, brenda një periudhe prej më pak se katër muajsh, kjo mund të jetë kompania absolutisht më fitimprurëse në historinë e njerëzimit. Sa për krahasim, investitorët fillestarë të gjigandit të teknologjisë, Apple, kanë nxjerrë një fitim mesatar vjetor prej 20% që kur kompania u bë publike në vitin 1982. [Link]
Në pamje të parë, është e paqartë se nga erdhën paratë që financuan të ardhurat dhe as nuk ka një shpjegim bindës se për çfarë arsyeje kësaj kompanie iu paguan shuma kaq të mëdha parash, supozohet përkundrejt shërbimeve që i kanë kushtuar kompanisë më pak se 4.3 lekë për çdo 100 lekë të ardhura.
Prokuroria e Posaçme thotë se në fakt, suksesi i paimagjinueshëm financiar i EA Solutions dhe pronarit të saj, Ergys Agasi, nuk i dedikohet ndonjë shpikjeje teknologjike si Apple apo Iphone, por rrjedh nga një mekanizëm tradicional: manipulim prokurimesh publike, dhunë dhe pengmarrje përkundrejt konkurrentit.
Agasi, sot 38 vjeç, u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme nën akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë, konkurrencë e paligjshme përmes dhunës dhe pastrim i produkteve të veprës penale, vepra penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Heqja e paligjshme e lirisë është vepra e dytë më e rëndë në legjislacionin penal të vendit dhe mbart dënim në masën minimale 10 dhe maksimale 20 vjet burg. Kjo është hera e parë që proceset e prokurimit publik në Shqipëri trajtohen nga prokuroria si operacion i strukturave të krimit të organizuar.
Mirlinda Karçanaj, drejtoresha jetëgjatë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe personi që ka menaxhuar qindramilionë euro nga taksat e qytetarëve, u mor e pandehur dhe u vendos nën masën e sigurisë arrest shtëpie, bashkë me zëvendësdrejtoreshën Hava Delibashi. Tre biznesmenë, Andis Papa, Gëzim Hoxha e Rogers Rryta, u lanë në masë sigurie ndalim të largimit nga vendi.
Fitime marramendëse
Normat shumë të larta të fitimeve neto në raport me të ardhurat janë në fakt tipar dallues i subjekteve ekonomike që kanë fituar prokurime publike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, një zyrë nën varësinë e kryeministrit, e cila merret me infrastrukturën digjitale të shtetit.
Drejtoresha e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal, krahas Agasit dhe Ermal Beqirit, një biznesmen tjetër fitues i prokurimeve të AKSHI-t, kompania e të cilit SOFT & SOLUTION, pati afro 18 milionë euro të ardhura dhe pothuajse 11 milionë euro fitime në vitin 2024.
SOFT & SOLUTION është themeluar në vitin 2011 dhe deri në vitin 2020, ishte një kompani programimi me të ardhura që luhateshin nga 1 në 6 milionë euro në vit, por fitimet e saj ishin në shkallë jo të jashtëzakonshme, nga thuajse zero në maksimumi 28% mbi të ardhurat. Kompania njohu sukses të jashtëzakonshëm nga viti 2021 e më pas, dhe kjo duket se lidhet me ndryshimin e pronarit. Kompania, e themeluar në vitin 2011, u ble nga Beqiri në korrik të vitit 2021, ndërsa në vitin 2023, i dyfishoi të ardhurat, ndërsa në vitin 2024, i trefishoi në krahasim me vitin 2021.
Edhe në rastin e Soft & Solution, ashtu si në rastin e EA Solution, çelësi i suksesit nuk qëndronte aq shumë në një novacion se sa në metodat më tradicionale të dhunës dhe të rrëmbimit të konkurrentit. Fitimet u realizuan falë manipulimit të proceseve të prokurimeve publike, të cilat u realizuan me çmime të fryra shumëfish në raport me kostot normale, në kurriz të tatimpaguesve.
Procesi i prokurimeve publike duket që në themel i destinuar për të prodhuar abuzime. Sipas praktikës aktuale, zyrtarët, për të llogaritur “fondin limit” për një proces prokurimesh, pyesin një numër kompanish, të cilat japin një opinion mbi koston e përafërt. Mesatarja e çmimeve të mbledhura në këtë mënyrë përbën “fondin limit”. Duke qenë se kompanitë që pyeten për fondin limit janë të njëjtat që marrin pjesë në procedurat e prokurimit, interesi i tyre normal është që t’i fryjnë këto kosto, duke prodhuar fitime anomalisht të larta për kontraktorët e fondeve publike, në kurriz të taksapaguesve.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme që caktoi masë sigurie arrest me burg në mungesë për Ergys Agasin, pronarin e EA Solution dhe Ermal Beqirin, pronarin e Soft & Solution, vëren se oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbuluan se zyrat e EA Solution, të vendosura në një apartament në rrugën Hoxha Tahsin në Tiranë, në fakt ishin zyrat e një kompanie me emrin INGW-T, e cila gjithashtu merret me programime kompjuterësh, ndërsa punonjësit që gjetën në të i thanë se punëdhënësi i tyre ishte Soft & Solution. Ata ishin duke u marrë me Regjistrin e Çështjeve të Policisë së Shtetit.
Analiza që prokurorët i bënë librave të llogarive të kompanisë së Agasit doli në konkluzionin se në fakt, EA Solution nuk ekziston realisht si entitet fizik por është një kompani e cila, në aktivitetin e saj të deritanishëm, ka arkëtuar afro 8 milionë euro dhe ka blerë një automjet në Gjermani me vlerë 280 mijë euro.
“Mungesa e faturave të blerjes mund të mos jetë problematike, nisur nga lloji i veprimtarisë së shoqërisë, megjithatë, për shkak të volumit të konsiderueshëm të shitjeve që kjo shoqëri ka, duhet të kishte disa zëra apo blerje pajisjesh elektronike, programe etj.,” vërejnë prokurorët.
“Nisur nga të dhënat […], krijohet dyshimi se “EA Solution” është themeluar fiktivisht, me qëllim kalimin e pagesave të përfituara nga shoqëria “Soft & Solution” drejt shtetasit Ergys Agasi,” shkruhet më tej në vendimin e gjykatës.
Krahas faturimeve të dyshuara fiktive për Soft & Solution, EA Solution ka faturuar dy subjekte të tjera, First dhe Fastech, pronarët e së cilave, Gëzim Hoxha dhe Andis Papa, paguan sipas Prokurorisë Agasin për shërbime joreale.
Tenderë sekretë dhe dhunë
Përveç Agasit, njeriu tjetër kyç në historinë e grupit të strukturuar kriminal të dyshuar në prokurimet e AKSHI-t është Ermal Beqiri. Të dhënat e dosjes tregojnë se ai e ka nisur karrierën si punonjës i Ministrisë së Brendshme në pozicion drejtues për teknologjinë e informacionit. Ky është përshkrimi që bën për të Andis Papa, pronari i Fastech, e cila shiste kompjuterë.
Sipas vendimit të gjykatës, Papa dhe Beqiri kanë blerë përmes kompanive të tyre Fastech dhe Soft & Solution shërbime me vlerë 10 milionë euro përmes një kompanie që shiste çokollata dhe mallra të tjera konsumi të importuara nga Turqia, të gjitha para vitit 2020. Pas kësaj, Beqiri shfaqet në qendër të një rrjeti kompanish super të sukseshme me prokurimet publike në fushën e teknologjisë së informacionit.
Ai raportohet se ishte ndërmjetësi që futi Agasin në rrjetin e vogël të kontraktorëve të AKSHI-t dhe, në prokurime të shumta publike, të kryera ne procedurat e shpallura “sekret shtetëror”. Avantazhi i tij ishte posedimi i Cerfitikatës së Sigurisë, një dokument që lëshohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, supozohet institucioni që garanton që shteti shqiptar nuk infiltrohet nga agjentë të huaj apo eksponentë të krimit të organizuar.
Prokurorët vërejnë se një arsye e preferuar e zyrtarëve të AKSHI për klasifikimin e një procedure sigurimi si “sekret” ishte në këtë mënyrë kufizimi i konkurrencës mes kandidatëve që potencialisht disponojnë certifikata sigurie. Në më shumë se një procedurë, prokurorët konkludojnë se kërkesa për certifikatë sigurie është bërë në mënyrë të paarsyeshme, qëllimisht për të kufizuar konkurrencën dhe paracaktuar fituesin, pasi prokurimet janë bërë në fusha ku nuk ekziston informacion i klasifikuar sipas ligjit në fuqi. Kështu, në një procedurë prokurimi për llogari të Autoritetit të Aviacionit Civil, mes kritereve u caktua që punonjësit e kontraktorit të dispononin certifikatë sigurie. Tenderi u fitua nga Communication Progress, një kompani që SPAK e cilëson si të lidhur me Beqirin, për shkak se aksioneri i saj Gentian Likaj është bashkëjetues i motrës së Beqirajt. (Mbi Likajn dhe mbi kompaninë Communication Progress nuk ka akuza).
“…edhe në këtë procedurë vihet re futja e kriterit të pajisjes së Aviacionit me CSP e cila është e pavend, pasi të dhënat e prodhuara dhe komunikuara nga Autoriteti i Civil nuk janë të klasifikuara, si dhe vendndodhja e infrastrukturës nuk është e klasifikuar,” shkruhet në vendimin e gjykatës.
Numri i procedurave të fituara me hilenë e kriterit të Certifikatës së Sigurisë është i lartë.
Suksesi i Beqirit dhe Agasit nuk i dedikohet tërësisht vetëm manipulimit të kritereve dhe diskrecionit në gjykimin e plotësimit të kritereve nga kompania fituese, zakonisht Soft & Solution, dhe skualifikimit të kompanive konkurrente për mosplotësim kushtesh, kur këto të fundit bënin ofertë me çmim më të ulët. Një nga kompanitë që nuk dispononte certifikata sigurie për punonjësit ishte ajo e biznesmenit Gerond Meçe. Ai jo vetëm që konkurroi në procese të prokurimeve me çmime konkurruese, por në mënyrë të përsëritur ankimoi kriteret e vendosura nga AKSHI apo rezultatet.
Më 12 gusht 2025, rreth orës 10.30 të mëngjesit, persona të paidentifikuar u paraqitën te ai të prezantuar si oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ata e rrëmbyen biznesmenin dhe e dërguan në zonën e njohur si Kilometri 26 në rrugën e vjetër Tiranë-Elbasan, ku e kërcënuan dhe e detyruan të tërhiqet nga procedurat e ankimimit, duke lejuar eventualisht fitimin e tenderëve nga Beqiri.
Prokurorët kanë arritur të identifikojnë se një nga automjetet e përdorura në rrëmbimin e Meçes është nën pronësinë e kompanisë Merkaj 3, e cila besohet se është përdorur si mjet për qarkullimin e parave të pista të grupit famëkeq kriminal të Çopjave. Grupi Çopja u godit nga SPAK në vitin 2024 por kreu i grupit dhe shumë eksponentë të tij vijojnë të mbeten në arrati. Rrëmbimi i Meçes nga eksponentë të dyshuar të këtij grupi në gusht të këtij viti, sugjeron se grupi është në formë të plotë dhe në gjendje operative të shkëlqyer. Jo vetëm kaq, por aksesi i tyre në informacion shtetëror duket në nivele drithëruese.
Në një përmbysje të çuditshme të Sindromit të Stokholmit, në të cilin, personi i rrëmbyer zhvillon simpati për rrëmbyesin, në rastin në fjalë, një nga pengmarrësit, pasi siguroi atë që kishte në plan të siguronte përmes kërcënimeve me armë për vrasje dhe paralajmërimeve për vrasje të familjarëve të personit të rrëmbyer, hoqi maskën dhe i tha: “Po të të shoh në Elbasan unë do të të flas, nuk e di për ty, por unë do të të flas.”/ BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38