Flash News

E-TJERA

Dosja ‘Gërdeci’/ Caktohet gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen ndaj Fatmir Mediut

Dosja ‘Gërdeci’/ Caktohet gjyqtarja që do shqyrtojë

Është caktuar gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen ‘Gërdeci’. Anëtarja e Gjykatës së Lartë Albana Boksi do të shqyrtojë çështjen ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu.

Çështja ndaj Mediu u rihap pas12 vitesh me kërkesën e familjes së njërit prej viktimave të shpërthimit në mars të vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Prokuroria e Posaçme kërkoi revokimin e vendimit të pushimit të çështjes ndaj ish-ministrit Mediu, por ishte Gjykata e Lartë që ia kaloi Gjykatës së Posaçme çështjen, duke shpallur moskompetencë në shqyrtimin e kërkesës.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK për rihapjen e çështjes ndaj Mediut, dhe fajësoi prokurorinë për mosushtrim të ndjekjes penale për 8 vite ndaj ish-ministrit.

Të fundit