Flash News

E-TJERA

Dosja "Partizani", dëshmon sot Taulant Balla

Dosja "Partizani", dëshmon sot Taulant Balla

Zhvillohet sot seanca e radhës dosjen “Partizani”. Seanca nis në orën 12:30 dhe hap fazën e shqyrtimit të provave, ku palët do të përballin argumentet dhe faktet në sallën e gjyqit.

Prokuroria do të paraqesë provat e saj, duke nisur me dëshmitarët, ku sot pritet të dëshmojë deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Përveç Ballës, janë njoftuar edhe disa ish-drejtues të lidhur me klubin Partizani, të cilët pritet të japin dëshmi mbi rrethanat e privatizimit.

Edhe kryeministri Edi Rama do të thirret si dëshmitar për çështjen, pasi GJKKO ka pranoi kërkesën e bërë nga kryedemokrati Sali Berisha. Rama do pyetet në cilësinë e ish-kryetarit të bashkisë së Tiranës.  

Të fundit