Flash News

E-TJERA

Dosja 'Partizani'/ Gjokutaj: Çështje voluminoze, nuk ka alternativë tjetër veç pushimit

Dosja 'Partizani'/ Gjokutaj: Çështje voluminoze, nuk ka

Avokati Genc Gjokutaj, ka dalë në një deklaratë pas seancës në SPAK, ku ka folur për kërkesën për pushimin e çështjes ndaj Sali Berishes dhe Jamarbër Malltezit.

Sipas Gjokutajt, të gjithë personat që janë të përfshirë në këtë procedim kanë kërkuar të njëjtin vendim, për shkak të mungesës së faktit penal.

Ai theksoi se çështja është e sajuar dhe e stisur, duke pasur një shkak procedural të përbashkët: mungesën e faktit penal.

Avokati e cilësoi këtë çështje si voluminoze, por pa substancë, duke shtuar se nuk ka as lëndë brenda saj. Gjokutaj theksoi se gjithçka që kërkohet është pushimi i çështjes, dhe këtë kërkesë ai e pret të merret nga gjykata.

Gjokutaj:

Absolutisht të gjithë personat që janë në atë procedim kanë kërkuar pushimin e çështjes me të njëjtin argument, për shkak të mungesës së faktit penal. Pra, nuk ka çështje.

Kjo është i gjithë thelbi dhe, për hir të së vërtetës, të gjithë subjektet, personat, por edhe mbrojtësit e subjekteve jemi në një unison, sepse ajo është një çështje e tërë e stisur, e sajuar në atë formë dhe ka të njëjtin shkak procedural, për të cilin të gjithë ne kemi një shkak të përbashkët: mungesën e faktit penal.

Është e gjatë sepse është voluminoze; është e gjatë si çështje që ka volum, por s’ka substancë, nuk ka lëndë brenda.

Sigurisht, ne kemi kërkuar pushimin e çështjes dhe atë presim nga gjykata. Pastaj do të shikojmë sesi do të vendosë gjykata.

 

Në këtë çështje nuk ka alternativë. Në konceptin tonë, mungesa e faktit penal nuk lë shteg për alternativë. Pra, ka vetëm pushim të çështjes, sepse kur mungon fakti penal, nuk ke çfarë i heton më asaj çështjeje. Dhe në fakt, e vërteta është kjo: ata kanë kryer veprime voluminoze, veprime pa objekt, kanë dalë edhe jashtë objektit, edhe veprime të çuditshme, sepse nuk ka fakt penal dhe ne nuk mund të bëjmë kërkesa të pakuptimta.

Të fundit