Flash News

E-TJERA

Dosja "Partizani", Gjokutaj: Thirrja e Ramës me vlera politike, Berisha ka të drejtë t'i drejtojë pyetje

Dosja "Partizani", Gjokutaj: Thirrja e Ramës me vlera politike,

Genc Gjokutaj, avokati i Sali Berishës, tha se thirrja e kryeministrit Rama si dëshmitar në çështjen “Partizani”, ka vlera jo vetëm juridike, por edhe politike.

Në një lidhje direkt për A2 CNN, avokati vuri në dukje se për herë të parë Rama do të japë një dëshmi nën betim, ku ai do të duhet të mbajë përgjegjësi për çdo fjalë të thënë.

Ai shtoi se kryedemokrati Sali Berisha ka të drejtën e plotë ligjore për t’i drejtuar pyetje Edi Ramës përgjatë seancës.

“GJKKO ka konstatuar që Edi Rama nuk është një dëshmitar i zakonshëm, por është një dëshmitar kyç i procesit, i cili duhet të thirret dhe pyetet për rrethanat dhe faktet që unë parashtrova. Kjo thirrje përveçse ka vlerën juridike për procesin, ka edhe një vlerë politike do të thoja, pasi është hera e parë që Rama thirret nga një gjykatë apo agjenci ligjzbatuese, duke e vënë atë përpara një dëshmie nën betim, e cila është shumë pozitive pasi z.Rama, e para duhet të paraqitet dhe të kuptojë se çfarë është gjykata dhe shteti, pas një lufte të gjatë me të në lidhje me çështjen Balluku. Ai duhet të futet edhe në një format të tillë, jo nëpër konferenca shtypi, jo nëpër lidhje televizive, mitingje elektorale, por të futet në një format të tillë, nën betim, për shkak të të cilit ai të ketë përgjegjësi për çdo fjalë që do thotë, në lidhje me faktet dhe rrethanat që do pyetet nga gjykata”, tha Gjokutaj.

Të fundit