Flash News

E-TJERA

Dosja për ekstradim i dorëzohet autoriteteve greke, Laert Haxhiu kërkon azil

Dosja për ekstradim i dorëzohet autoriteteve greke, Laert Haxhiu

Dosja e Lart Haxhiut, i shumëkërkuari që u arrestua më 24 maj, i është dorëzuar autoriteteve greke. Tashmë i takon Gjykatës së Janinës të japë vendimin final, nëse do të ekstradohet ose jo Laert Haxhiu.

Mëoshet se Haxhiu ka kërkuar azil me pretendimin se nëse ekstradohet në Shqipëri, i rrezikohet jeta.  Seanca për të vendosur për ekstradimin e Haxhiut do të mbahet më 20 qershor.

Laert Haxhiu u arrestua në Janinë, si i dyshuar për disa ngjarje kriminale. Në momentin e arrestimit, Haxhiu ishte pajisur me një leje qëndrimi greke me identitetin e Mikis Askalidis 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Haxhiu është dënuar nga Gjykata e Rrethit Lushnjë me 18 vite burgim për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Të fundit