Flash News

E-TJERA

Dosja shqiptare, prokurorët kërkojnë 30 muaj burg për Charles McGonigal

Dosja shqiptare, prokurorët  kërkojnë 30 muaj burg për

Prokurorët kanë kërkuar ditën e djeshme  30 muaj burg për Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në New York, në lidhje me dosjen shqiptare.

Verdikti përfundimtar do të jepet në datën 26 janar.

Departamenti i Drejtësisë po kërkon një dënim prej 50 muaj burg për dosjen e New York Deripaska, duke thënë se McGonigal "tradhtoi vendin e tij dhe manipuloi një regjim sanksionesh jetik për sigurinë e tij kombëtare".

McGonigal u deklarua fajtor për një akuzë federale në New York  në gusht për komplot për të shkelur një ligj të njohur si Akti Ndërkombëtar i Fuqive Ekonomike Emergjente.

 Ai gjithashtu është akuzuar dhe pranuar fajtor në një rast të veçantë në Washington.

McGonigal ka ndikuar që oligarku Oleg Deripaska të dalë nga lista e zezë e sanksioneve amerikane. Nga ana tjetër, McGonigal ka pranuar se ka punuar për të futur një rival të Deripaskës, në listën e zezë të SHBA.

Në shkëmbim, Deripaska e paguante McGonigal me 41 mijë dollarë në muaj, ndërsa 51 mijë dollarë i kishte marrë paraprakisht. 

55-vjeçari e ka pranuar fajin, duke shmangur kështu një gjyq që mund të sillte akuza që do e dënonin deri në 80 vite burg.

Të fundit