E-TJERA

Dosja ‘Tahiri’ rikthehet në Apelin e Posaçëm, sot hidhet shorti për trupën gjykuese

Dosja ‘Tahiri’ rikthehet në Apelin e Posaçëm, sot

Dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, do të rigjykohet nga gjyqtarët e Apelit të Posaçëm.

Çështja është regjistruar dje, ndërsa sot pritet të hidhet shorti për gjyqtarët të cilët do të shqyrtojnë çështjen. Në ditët në vijim pritet të jepet edhe data e seancës.

"Njoftimi:

Pershendetje, nisur nga interesi juaj, ju bej me dije se ceshtja ne ngarkim te te pandehurve S.T. dhe J.Ç., eshte derguar nga Gjykata e Larte dhe eshte regjistruar prane Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me date 24.11.2021 me nr. 47 regjistri themeltar. Pune te mbare!

Më 28 shtator të këtij viti Kolegji Penali Gjykatës së Lartë deklaroi se gjeti të parregullt vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri", njofton gjykata.

Ish-ministri i Brendshëm u vu në shënjestër të Drejtësisë në tetor të vitit 2017, kur autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e lëndëve narkotike, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm me Tahirin.

Asokohe Tahiri u akuzua nga Prokuroria për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij. Por shumica parlamentare socialiste votoi kundër duke bllokuar kërkesën për arrest.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

 

 

Të fundit