Flash News

E-TJERA

Dosja ‘Toyota Auris’, Ristani: Deklarata e Bashës nga budallallëku. Iljazaj: Parlamenti i vetmi instrument denoncimi

 Dosja ‘Toyota Auris’, Ristani: Deklarata e Bashës nga

Rikthimi i çështjes së ‘Toyota Auris’ ku u kapën 3.4 mln euro 4 vjet më parë në portin e Durrësit, një ditë pasi kreu i PD, Lulzim Basha e denoncoi nga foltorja e kuvendit, ndwrsa pak ditw mw parw u mor nw pyetje nga prokurorwt belgw nw SPAK, është tema e ‘Politiko’ në Top News.

Ish sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani e ka cilësuar deklaratën e Bashës më shumë si arrogante, ndërsa analisti Ervis Iljazaj si të pakujdesshme.  

Pjesë nga diskutimi:

Ristani: Ceshtja duket e mbyllur për drejtësinë shqiptare dhe e hapur për atë belge, e cila pas 7-8 thirrjes për Bashën u detyruan të vijnë vetë për të vijuar hetimet e tyre.

Kemi një deklarim publik të Bashës ku pretendon ardhjen e makinës me para e më pas thotë se vinin nga një grup kriminal për llogari të Ballës. Ka dy pyetje që duan përgjigje, e para nga e mori vesh Basha dhe e dyta pse e bëri publik.

Ka dy mundësi, nga policia ose nga shërbimet inteligjente ose mekanizmat privatë. Nëse ndodhi nga mekanizmat shtetëror i bie që është ngjarje në veprim, që është në gjurmim atëherë pse e bën publike?

E ka bërë me dashje ose të prishë aksionin e policisë që shkon drejt bashkëpunimit. Do të njofton për autorët është në kushtet e bashkëpunimit.

Alfred Lela: Është edhe qëllimi politik, për kredite politike...

Ristani: Pasoja që vjen pa dashje në këtë rast, je në kushtet e pengimit të së vërtetës. Nëse informacioni u mor në rrugë private , ke marrë vesh për një krim në zhvillim. Detyrimi i parë duhet  ta kallëzosh në organet e ndjekjes penale, në të kundërtën je në kushtet e moskallëzimit të krimit.

Pse e bëri publike? Sepse synon pasojën je në bashkëpunim, shkaqe politike.

Lela: Si e bën publike kur je vetë pjesë e saj?

Ristani: Ky është problemi sa i aftë je të parashikosh pasojat. Në të dyja rrugët po pengon zbulimin e të vërtetës ose bashkëpunon me autorët. Për mua deklarata e tij erdhi prej arrogancës dhe budallëkut.

Iljazaj: Prokuroritë evropiane nuk duan t’ja dinë nëse e thotë një kryetar partie. Ka qenë një pakujdesi dhe e pamenduar. Është zhvilluar në atë kohë opozita trafikun e drogës, lidhjet e qeverisë me grupet kriminale ku besimi te prokuroria se shumë raste nuk ishin hapur, i vetmi instrument i opozitës në atë kohë ishte denoncimi publik.

Të fundit