Flash News

E-TJERA

Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO dënon me 2.8 vite burg ish kryeprokurorin e Vlorës

Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO dënon me 2.8 vite burg ish

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, në kuadër të hetimeve për dosjen “Toyota Yaris”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Zarka përfiton dënimin me 2 vite e 8 muaj burg.  Po ashtu, Zarkës i është hequr e drejta që për 5 vite të mos kryejë asnjë funksion publik.

SPAK, më 30 korrik 2024, zbuloi se nga hetimet paraprake procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim Aurel Zarka, Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë.

Gjithashtu kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive për secilin prej tyre.

Të fundit