Flash News


E-TJERA

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin

Në seancën e sotme në GJKKO, prokurori i SPAK Klodian Braho ka lexuar konkluzionet përfundimtare për avokatin Radovan Çela.

Ai është marrë i pandehur për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 5 herë, në bashkëpunim 4 herë, si dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 herë, 1 herë në bashkëpunim.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) në pretencën e saj kërkon dënimin me 6 vite burgim për avokatin Radovan Çela, të cilit nga gjykimi i shkurtuar i ulet dënimi në 4 vite burgim.

Sipas organit të akuzës, Radovan Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimarrjen e funksionarëve të drejtësisë. Në seancën e radhës, mbrojta ligjore e Çelës do japë konkluzionet përfunditarë dhe më pas gjykata do japë vendimin.

Radovan Çela ishte shpallur në kërkim që në korrik të vitit të kaluar, teksa u vetëdorëzua më 5 Mars të këtij viti në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Të fundit