Flash News

E-TJERA

Dosja "Veliaj", biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK

Dosja "Veliaj", biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK

Biznesmeni Elman Abule ka mbërritur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. 

Ai pritet të dëshmojë në lidhje me dosjen e Erion Veliajt, ku është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Ai u arrestua fillimisht nga SPAK, por Gjykata e Posaçme e Apelit ia zbuti masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.

Elman Abule ka dëshmuar edhe më herët në SPAK për çështjen në fjalë, para se të arrestohej, bashkë me bashkëshorten e tij Marisa Nito.

Çifti Elman Abule dhe Marisa Nito konsiderohen miq të afërm të familjes Veliaj, ku miqësia e tyre duket se është ndërthurur edhe përmes disa transaksione të dyshimta financiare, që çifti Abule ka bërë në adresë të llogarive bankare të Ajola Xoxës.

 

Të fundit