Flash News

E-TJERA

Dosja “Xibraka”, Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Dosja “Xibraka”, Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Deri më tani, institucioni nuk ka dhënë detaje mbi arsyen e thirrjes së tij.

Ermal Hoxha është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ishte i dënuar për përfshirjen në laboratorin e drogës në Xibrakë, një çështje e cila u hap pas një denoncimi nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ky i fundit ka akuzuar se në këtë aferë është përfshirë edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Hoxha u dënua në korrik të vitit 2017 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vite burg, por falë gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 6 vite e 8 muaj. Megjithatë, ai la qelinë më 13 shtator 2018, duke përfituar lirimin me kusht, teksa i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burgim.

Arrestimi i tij erdhi gjatë operacionit ndërkombëtar “Xibraka”, i zhvilluar më 14 janar 2015, ku u zbulua një laborator kokaine në Xibrakë, Elbasan. Gjatë aksionit ranë në pranga 11 persona, përfshirë dy shtetas kolumbianë.

Të fundit