Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
“Dosja Çyrbja”, gazetari: Nuk janë gjetur 7 zyrtarët që informonin ish-deputetin
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati zbardhi detaje mbi hetimet e SPAK për ish-deputetin Jurgis Çyrbja i cili akuzohet se informonte personat e kërkuar të grupeve kriminale në Durrës mbi operacionet e policisë për kapjen e tyre.
Gazetari theksoi se ende nuk janë zbuluar shtatë zyrtarët të cilët informonin ish-deputetin për operacionet policore në zonën e Durrësit.
“Për dosjen Çrybja hetimet vazhdojnë. Kemi episode të tjera të pazbardhura dhe kemi 7 zyrtarë që SPAK e thotë vetë, që janë 7 zyrtarë që nuk dihet, të prokurorisë, SHISH, policisë, që kur ka pasur operacione në Durrës, Çyrbja lajmëronte personat e kërkuar që të largoheshin”.
“Janë 7 epoisode që nuk dihet kush e ka informuar ish-deputetin që ai të lajmëronte personat që ishin në kërkim që të ruheshin, të fshiheshin ose largoheshin.
Nuk e di nësë do jetë mundësia të gjenden këta persona që kanë bashkëpunaur me krimin e organizuar por policia e di shumë mirë së për çfarë e do një politikan ose deputet informacionin për operacionet policore”.
“Edhe Vangjush Dako është pyetur për dosjen Çyrbja, sigurisht që nuk ka pranuar te ketë dijeni. Zoti Dako përmëndet në bisedë nga individë të tjerë por nuk rezulton përdorues i aplikacionit Sky. Nuk e besoj se Dako mund të kthehet në pendito aq më tepër për një çështje të 2021 kur ne jemi në zgjedhjet e 2025″, tha Ferhati”.