Flash News

E-TJERA

Dosjet ‘e nxehta’, avokati: Politika nuk është distancuar akoma nga drejtësia

Dosjet ‘e nxehta’, avokati: Politika nuk është distancuar

Avokati Jordan Daci deklaroi se politika vijon të mos distancohet nga sistemi i drejtësisë.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Daci tha se ka doje të cilat konsiderohet ‘të nxehta’ që mund të hapen, të hetohen apo edhe të rihetohen.

Daci theksoi se fillimisht drejtësia duhet të çojë deri në fund dosjet të cilat nuk janë përfunduar ende.

“Politika nuk është distancuar akoma nga politika. Unë mendoj se ka dosje të caktuara që mund të hapen, besoj që do të rihapen. Ka plot dosje. Përpara se të shkojmë te këto që duhet të rihapen, duhet të përfundojmë këto që janë të hapura dhe nuk po marrin fund. Këto kanë më shumë rëndësi.

Mendoj që opinioni publik, interesin më të madh do ta ketë për këto aktualet. Sigurisht, kemi parasysh që shumë çështje që ne mund t’i ngarkojmë, janë amnistruar. Për shembull, ngjarjet vitit 1997, janë vulosur me amnisti”, theksoi ai.

 

Të fundit