Flash News

E-TJERA

Dosjet pezull/ Raporti i Helsinkit: Mbingarkesë, një gjyqtar më shumë se 3 mijë çështje

Dosjet pezull/ Raporti i Helsinkit: Mbingarkesë, një gjyqtar më
Foto ilustruese

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka nxjerrë një raport që lidhet me numrin e lartë të çështjeve që presin gjykim dhe ngarkesën që kanë gjykatat. Në studim janë marrë 10 gjykata të vendit, duke filluar nga Gjykata e Lartë dhe deri tek Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Durrës.

Sipas raportit, gjykatat janë të mbi ngarkuara me çështje penale dhe civile, pasi dosjet kanë mbetur pezull, për shkak të largimit të gjyqtarëve nga Vettingu.

Gjykata e lartë dhe Gjykata e Apelit Administrativ janë të bllokuara nga numri i lartë i çështjeve për të gjykuar.

Gjykata e Lartë ka vetëm tre gjyqtarë dhe 39054 çështje, çka do të thotë se secili prej tyre duhet të shqyrtojë nga 13018 çështje. Ndërkohë Apeli Administrativ ka aktualisht 13737 çështje dhe nëntë gjyqtarë, ku secili prej tyre duhet të shqyrtojë 1526 dosje.

Gjykata e tretë me numrin më të lartë të çështjeve është adminsitrativja në Durrës,  dy gjyqtarë dhe 2610 çështje. Këto janë shifra tepër të larta, të cilat e bëjnë të pamundur një gjykim të shpejtë dhe efektiv.

Dosjet pezull/ Raporti i Helsinkit: Mbingarkesë, një gjyqtar më

Dosjet pezull/ Raporti i Helsinkit: Mbingarkesë, një gjyqtar më

Të fundit