Flash News

E-TJERA

DPSHTRR firmos ndryshime: Nga 1 Qershori, kush humb pikët e patentës, rikthehet në autoshkollë

DPSHTRR firmos ndryshime: Nga 1 Qershori, kush humb pikët e patentës,

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka ndryshuar disa rregulla për lejet e drejtimit të mjeteve, të cilat do të hyjnë në fuqi jo më vonë se 1 Qershori.

Rregullat e reja përcaktojnë se drejtuesit e mjeteve të cilët humbin të gjitha pikët e lejes së drejtimit ose iu hiqet patenta për shkelje të rënda të përsëritura, do t’i nënshtrohen edhe njëherë nga e para kursit në autoshkollë.

Pas kursit, drejtuesit do të paraqiten pranë DPSHTRR për testim teorie dhe praktike.

Me rregullat e reja të vendosura nga DPSHTRR, tani kalohet direkt nga kategoria B në kategorinë D1 (mbi 21 vjeç) për leje drejtimi për mjete deri 15+1 vende si dhe të drejtë dëshmie taksisti, dhe në kategorinë D (mbi 24 vjeç) pa kaluar më detyrimisht kategoritë C1, C. Gjithashtu kalohet nga kategoritë C te D e anasjelltas në çdo rast.

Ccdo drejtuesi i njihet e drejta për ndihmë të specializuar me ekspertë nga DPSHTRR për aplikantët me leje drejtimi me aftësi të kufizuara leximi ose dëgjimi.

Nëse ke kategorinë B dhe je mbi 24 vjeç, kalohet direkt për kategorinë e lejes së drejtimit A (motomjet), pa kaluar më nga kategoritë A1, A2.

Shtohet testi i praktikës për ciklomotorat, kategoria AM (deri 50 cc, jo mbi 45 km/h) si kërkesë e direktivave EU dhe e marrëveshjeve të njohjeve dhe konvertimit.

Institucionalizohet përcaktimi i një kostoje dysheme për kurset në autoshkolla që do të zyrtarizohet çdo fundviti si referencë e detyrueshme, pas një koordinimi zyrtar mes DPSHTRR, DPT dhe përfaqësuesve të autoshkollave.

 

Të fundit